Cristiano Ronaldo për herë të parë në karrierën e tij i ka humbur dy finale me radhë me klubin e tij.
Mbrëmë Juventusi u mposht në penallti nga Napoli në finale e kupës së Italisë, dhe kjo shënoi këtë statistikë të re për portugezin.
Finalen e parafundit që ai e kishte humbur kishte qenë ajo me Lazio-n, respektivisht superkupa e Italisë, ndërkaq muaj më vonë ai shënoi për herë të parë një dështim konsekutiv me ndonjë klub të tij.
Pesë herë Topi i Artë nuk kishte përjetuar një gjë të tillë gjatë kohës sa luante me Sportingun e Lisbonës, Manchester United-in, lëre më me Real Madridin, me të cilin klub njohu sukseset më të mëdha.