Dje në Greqi janë mbajtur zgjedhjet për pushtetin lokal dhe ato europarlamentare. Kanë qenë plot 69.821 kandidatë në listat zgjedhore, për të cilat grekët kanë votuar, por gjithashtu votën e tyre e kanë hedhur në kutitë e votimit përgjatë gjithë ditës edhe emigrantët shqiptarë, me shtetësi greke.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve ka qenë se për herë të parë janë renditur në një sfidë të paprecedentë dhjetëra përfaqësues të denjë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Greqi, përcjell albinfo.ch.
Gazetari i Top Channel duke raportuar tha se këto zgjedhje kanë rëndësi për emigrantët shqiptarë, pasi kandidatët që priten të shpallen fitues zyrtarisht kanë premtuar politika sociale lehtësuese në favor të emigrantëve që jetojnë prej vitesh në shtetin helen.