Nga viti 2002 sot për herë të parë euro po këmbehet për më pak se 100 lekë, transmeton albinfo.ch.
Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për 99.94 në blerje, që do të thotë se nëse shkoni në pikat e këmbimit valutor apo banka të nivelit të dytë, për një euro do të merrni më pak se 100 lekë, raporton A2CNN.
Ndryshe, në shitje euro vijon të qëndrojë mbi nivelin e 100 lekëve. Me më pak se 94 lekë po këmbehet dollari, ndërsa paundi me 117.31 lekë.