Të enjten, më 9 qershor në krye të Federatës së Zyrtarëve Policorë të Zvicrës është zgjedhur Johanna Bundi Ryser, duke u bërë kështu gruaja e parë kryetare e kësaj organizate (VSPB).
Ryser është zgjedhur nga 93 delegatë në kuvendin zgjedhor të organizatës, të mbajtur dje në Lucern. Ajo i takon komunitetit retroman dhe deri tash ka qenë nënkryetare, ndërsa kryetar ka qenë Jean-Marc Widmer i cili e ka drejtuar federatën katër vitet e fundit. Në kuvendin e mbajtur në Lucern, Widmer është zgjedhur anëtar nderi.
Sipas kryetares së re “sidomos në hapësirën publike është e nevojshme një ndarje e qartë e kompetencave në mes të policisë dhe shërbimeve private të sigurisë.
