Më shumë se 32 mijë kosovarë, që kishin emigruar gjatë valës së fundit 2014-2015 në shtetet e Bashkimit Evropian, janë riatdhesuar në Kosovë gjatë dy viteve të fundit. Kthimi i tyre ka ndodhur në mënyre racionale, ndërsa shumica nga të riatdhesuarit janë nga Gjermania.
Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar për lajmi.net se në vitin 2015 janë riatdhesuar mbi 18 mijë qytetarë të Kosovës. Kurse, në vitin 2016 numri i të riatdhesuar është mbi 13 mijë. Por kthimi i qytetarëve të Kosovës nga vendet evropiane po vazhdon edhe gjatë viti 2017.
Kështu në dy muajt e parë të këtij viti janë riatdhesuar rreth 1200 të tjerë. Gjithashtu bëhet e ditur se më së shumti të riatdhesuar ka nga Gjermania, pastaj Zvicra, Suedia, Franca dhe Austria.