Në dy javët e fundit shumë mërgimtarë kanë ardhur në vendlindje (Kosovë), transmeton albinfo.ch.
Të shumtë janë mërgimtarët nga Zvicra dhe vendet e tjera evropiane që erdhën në drejtim të Kosovës.
Sipas zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.
Sipas burimeve nga Prishtina zyrtare, Qeveria e Kosovës mbulon shpenzimet nga 1 korriku, duke u hequr taksën në kufi për mërgimtarët. /Albinfo.ch