Kostot e kujdesit shëndetësor, pensionet dhe ndryshimet klimatike janë shqetësimet kryesore në mesin e popullsisë zvicerane, sipas një sondazhi të ri nga grupi mediatik Tamedia, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, vetëm 11 për qind e të anketuarve ende e konsiderojnë Covid-in si një çështje urgjente.
Në fakt, pandemia është aktualisht çështja më pak e rëndësishme për Zvicrën, zbuloi sondazhi.
Nuk është për t’u habitur që dy të tretat e të anketuarve besojnë se Zvicra do të përjetojë mungesë energjie këtë dimër, me më shumë se 40 për qind duke u përgatitur në mënyrë aktive për një skenar të tillë – për shembull duke grumbulluar dru, naftë dhe lëndë djegëse të tjera.