Një hulumtim nga Instituti për Kërkime Ekonomike, thotë se paga mesatare që do të ndalonte qytetarët të largoheshin nga Kosova është 600 deri në 800 euro, ndërsa paga më e lartë që kanë kërkuar të anketuarit është rreth 1 mijë euro.
Sipas hulumtimit që ky institute ka bërë me pyetjen “Për sa para nuk do të largoheshit nga Kosova”, i njëjti institute ka anketuar qytetarët që largimin nga Kosova e shohin si alternativë, e kjo për shkak të papunësisë dhe mungesës së të ardhurave mujore.
Hulumtimi tregon se pagat e sektorit publik përmbushin kërkesat e qytetarëve për pagat e tyre ideale, përderisa pagat në sektorin privat vazhdojnë të jenë të vogla.
“36% e të anketuarve besojnë që paga 600-800 euro është e mjaftueshme për të qëndruar në Kosovë. 20% e të anketuarve ju mjafton paga 400-600 euro. 18% dëshirojnë paga 800-1000 euro. Pagën mbi 1000 euro e shohin si opsion për të mos u larguar nga Kosova 16% e të anketuarve. 10% janë pajtuar me pagën solide 200-400 euro”, shkruhet në hulumtim.