Pyetjes së agjencisë serbe, Beta drejtuar disa zyrtarëve të lartë të Komisionit Evropian, për legalitetin e procedurave të zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli, për çfarë partitë opozitare dhe organizatat joqeveritare kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatë Kushtetuese në Prishtinë, ata i janë përgjigjur se zgjedhja e presidentit dhe e qeverisë së re ishte plotësisht legale.
Ata presin fillim të shpejtë, brenda pak javësh të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
Rreth asaj se ka edhe zyrtarë të lartë të PDK-së që kontestojnë legjitimitetin dhe legalitetin e presidentit të zgjedhur, madje edhe qeverisë dhe shefit të ekipit të Prishtinës për dialog me Beogradin, burimet e Komisionit Evropian në Bruksel kanë thënë se “BE-ja kurrë nuk përzihet në çështje të brendshme të ndonjë vendi tjetër”.
“Për ne Qeveria e Prishtinës aktualisht është legalisht e zgjedhur dhe m’u për këtë vazhdojmë përpjekjet për të filluar dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës”,thanë këto burime për agjencinë Beta.