Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi ka bërë të ditur se në vendet e punës në Kosovë kanë vdekur 11 persona gjatë këtyre nëntë muajve të këtij viti.
“Pjesa më e madhe kanë ndodh në ndërtimtari që janë gjithsej 7 raste, ndërsa në tjerë sektorë janë 4. Ka faktorë të ndryshme të arsyes së këtyre vdekjeve. Janë kushtet, por edhe papërgjegjësitë e punëtorëve”, tha Ibrahimi.
Po ashtu ai është shprehur se punëtorët nuk marrin iniciativën për tu ankuar për të drejtat e tyre në Inspektoratin e Punës.
“U bëj të gjithë punëtorëve apel kur iu shkelen të drejtat jo vetëm kur largohen nga puna sepse ajo është masa e fundit, por edhe kur iu shkelen të drejtat, siç janë pushimet dhe të drejtat e tjera, ata duhet të bëjnë ankesa”, ka thënë Basri Ibrahimi.