Gjatë 12 viteve të zbatimit të tij, projekti zviceran RISIAlbania dha një kontribut të rëndësishëm për punësimin e të rinjve dhe tregun e punës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e tij, veçanërisht në fushat e mëposhtme, vlerësohen gjerësisht, siç dëshmohet nga shumë rrëfime të partnerëve dhe përfituesve:
Menaxhim i cilësisë për më shumë eksporte dhe konkurrueshmëri
Orientim karriere për të rinjtë
Institucione më të forta dhe politika më të mira për punësimin
Impakti, inovacionet dhe modelet e qëndrueshme të projektit do të vazhdojnë të frymëzojnë në vitet në vijim!
“Që një projekt të konsiderohet i suksesshëm, dy kritere janë thelbësore: duhet të ketë rezultate, domethënë ndryshim dhe inovacione, dhe duhet të ketë qëndrueshmëri domethënë, modele që i rezistojnë kohës. RisiAlbania i plotëson të dyja këto kritere” Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.