Shqiptarët janë të suksesshëm në shtetet ku jetojnë e veprojnë.
Por, një sukses është i veçantë. Për 30 vjet Shtëpinë e Bardhë e ka ruajtur edhe një snajperist shqiptar.
Lajmin e ka zbuluar prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, përcjell albinfo.ch.
“Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga terrasa e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin e tij.
Edmond Moglica është snajperisti shqiptar që u pensionua.