Miliarderi Jack Man, ndryshe pronari I kompanisë Alibaba, njërës prej më të mëdhave në botë është duke u tërhequr nga udhëheqja e kompanisë.
Siç kanë raportuar mediat më prestigjioze në botë, Ma vendosi që të pensionohet. Njeriu i parë i gjigantit kinez online planifikon tani që t’i përkushtohet filantropisë dhe arsimimit, shkruan Albinfo.ch.
Ma po largohet nga kompania në ditëlindjen e tij të 54, derisa Alibaban e kishte themluar kur kishte 35 vjet.
“Arsimimi është diçka që mendoj se do ta bëjë dhe do të punoj shumë më shumë sesa në rastin e të qenët drejtor i Alibabas” tha ai. Alibaba është njëra prej kompanive më të mëdha në Kinë dhe në mesin e më të rëndësishmëve në platformat për shitje me pakicë në botë.