Janë penguar xhirimet për filmin mbi vdekjen e Osama Bin Ladenit, të cilin është duke e xhiruar regjisorja Kathryn Bingelow, fituese e oskar-it për filmin “The Hurt Locker”. Bingelow nuk ka qëlluar aty.
Pengesat, në një qytet indian i kanë bërë aktivistët e një lëvizjeje radikale hinduiste.
Gjatë kësaj proteste, aktivistët e lëvizjes hinduiste VHP kanë brohoritur parulla anti pakistaneze. Atyre duket tu kenë penguar flamujt pakistanezë që janë përdorur gjatë xhirimit të filmit.
Sekretari i kësaj partie ka deklaruar se nuk dëshirojnë të shohin flamuj pakistanezë në truallin indian.
Projekti i filmit me titullin “Zero Dark Thirty” pritet të shfaqet në kinema nga fundi i vitit 2012.