Ballkani i Hapur nuk mund të ketë sukses nëse nuk përfshin të gjitha vendet e rajonit, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Ai tha nisma duhet të ketë 6 shtete dhe jo vetëm 3, ndërsa shtoi se ky projekt nuk mund të zëvendësojë Procesin e Berlinit.
Deklarata e Pendarovskit u bë sot në Prishtinë gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Ballkani i Hapur mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, dhe jo politik dhe Ballkanin i hapur mund të trajtohet kështu dhe mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit”, tha Pendarovski.
Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Open Ballkan” është një iniciativë që nuk është ndërtuar në përputhje me parimet themelore të bashkëpunimi ndërfqinjësor.