Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar sot se janë duke u angazhuar që ta rrezojnë Qeverinë.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e SHBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës”, tha ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se Kurti në dialog është treguar jotransparent.
“Kurtin në këtë proces e karakterizon një mostransparencë. Kosova vazhdoi rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe ne e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie. Efektin si rezultat të këtyre masave do ta shohim në vitet në vijim. Pasojat ne do t’i vuajmë edhe në vitet e ardhshme”, tha ai.