Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka mbyllur punimet dhe ka miratuar statutin e ri të partisë. Mes ndryshimeve të reja është edhe një nen që cakton kryetar për Këshillin Kombëtar që deri më tani, ishte në varësinë e kryetarit të partisë.
Statuti u miratua pa shumë kundërshtime, ndërsa kundërshtarët e Bashës në tërësi e bojkotuan atë.
Pas miratimit të statutit, Partia Demokratike do të nisë një proces ristrukturimi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët. E
ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli e konsideron të manipuluar edhe votën në Kuvendin Kombëtar të partisë së saj, duke theksuar se nuk kishte kuorum.
Sipas Topallit, salla e Pallatit të Kongreseve ka 2500 karrige, dhe shumë prej tyre ishin bosh.
“Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashes u rrëzu bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin. Tani Lulzim Basha hipi avionit dhe ik në Holandë. Kështu çlirohet dhe PD nga pengëmarrja”, ka shkruar Topalli.