Deputeti i PD-së në një konferencë për media tha se një dokument që ata kanë siguruar tregon se në autostradën Tiranë-Elbasan, kompania e Begos ka përfituar 10 milionë euro nga paratë e taksapaguesve.
“Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit. Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare”, ka thënë ai.
Partia Demokratike i ka bërë thirrje edhe prokurorisë të nisë hetimet për këtë rast.