Të shtunën në Fushë-Kosovë, menaxheri i një pompe të karburanteve ka raportuar në polici se një punëtor ka marrë qarkullimin ditor të shitjes së derivateve në vlerë 2500 euro, dhe i ka harxhuar në bastore. “I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje” njofton policia, citon Express.
Në Kosovës, viteve të fundit numri i bastoreve sportive është shtuar si “kërpudhat pas shiut”. Madje autoritete e vendit, kanë marrë iniciativë që t’i largojnë këto biznese që janë afër shkollave, sepse “sëmundja” e bastit i ka përfshirë kryesisht tinejxherët.