Konfirmimi vjen nga një zëdhënës i Brukselit.
Ai do të nisë punën në nëntor, nëse kandidatura e tij do të aprovohet edhe nga Parlamenti Europian. Emërimi i spanjollit erdhi pas zgjedhjes së Ursula von der Leyen në drejtim të Komisionit Europian, raporton media evropiane.
Socialisti Borrell është aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës dhe më përpara ka shërbyer edhe si president i Parlamentit Europian. 72-vjeçari pritet të marrë në duar drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe një sërë procesesh të tjera të papërfunduara nga Mogherini, transmeton indeksonline.