Këta vullnetarë janë të habitur me veprimet e bashkatdhetarëve tanë duke bërë apel që të jenë më të përgjegjshëm.
Vullnetarët kanë bërë thirrje tek institucionet të merren më seriozisht me këtë çështje.
Pika kufitare në Merdare ishte pastruar nga vullnetarët e Let’s Do It Kosova vetëm disa muaj më parë, në kuadër të aktiviteteve që ishin mbajtur për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Aksioni i ka paraprirë fushatës së madhe që është nisur për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat, me ç’rast është themeluar edhe Task Forcë nga Qeveria. Më 15 shtator në Kosovë do të shënohet Dita e Pastrimit të Botës, i cili organizohet në afro 200 vende të tjera.