Është bërë e ditur nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) se sot në Zvicër janë raportuar 465 infeksione të konfirmuara me koronavirus brenda 24 orëve, transmeton albinfo.ch.
Sipas statistikave, deri tani 46,704 raste të konfirmuara nga laboratori që nga fillimi i pandemisë, sipas BAG. Ndërkohë asnjë viktimë nuk është shënuar sot.
Që nga mesi i qershorit Zvicra ka pasur një rritje shqetësuese në rastet e reja të Covid-19.
Deri më tani në Zvicër dhe Lihtenshtajn janë kryer 1,173,798 teste për Sars-CoV-2, që është agjent shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19.
Kujtojmë se Zvicra ka një popullsi prej 8.5 milionë. Kantonet Ticino, Vaud, Gjeneva dhe Valais kanë qenë pjesët më të goditura në vend, ato ishin pikat e nxehta në fillim të pandemisë. /Albinfo.ch