Siç edhe pritej, pushuesit e etur për diellin e jugut gjatë festës së Pashkëve kanë bllokuar qarkullimin, gjithandej në Zvicër. Kështu, ata kanë shkaktuar një kolonë prej shtatë kilometrash që në mbrëmjen e të enjtes, në hyrjen veriore të tunelit të Gotthard-it.
Për shkak të rrugëve të stërngarkuara, udhëtarët kanë pritur të paktën një orë e gjysmë. Rrugë tjera ishin po ashtu të zëna nga numri i madh i makinave, duke përfshirë autostradën A1 në mes të Lozanës dhe Gjenevës, ato në mes Cyrihut, Bernës, Baselit, si dhe Härkingen (SO). Rrugët prej Lozanës deri në Martigny në A9, si dhe në Tecio (A2) kanë që gjithashtu shumë të ngarkuara.