Sipas raportit të përvitshëm të “Global Passport Index”, pasaporta e Kosovës zë vendin e 85-të në botë dhe këtë vend e ndan me Birmaninë. Kjo renditje është bërë nga numri i vendeve, në të cilat një shtetas i caktuar mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.
Pasaporta më e “fuqishme” është cilësuar ajo e Singaporit, e pasuar nga ajo e Gjermanisë dhe e Suedisë.
Vendin e fundit, të 94-të, e ka zënë pasaporta e Afganistanit. Ndërsa pasaporta e Shqipërisë është renditur në vendin e 48-të, raporton REL.