Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra, pikërisht në Muttenz të Baselit, transmeton albinfo.ch.
“Ju falënderoj të gjithëve që na u bashkuat në këtë tubim të jashtëzakonshëm në Zvicër. U ktheva shumë i frymëzuar në Kosovë prej mbështetjes suaj të madhe”, është shprehur Hamza.
Takimet e tjera janë paralajmëruar nga Partia Demokratike edhe në Hanover dhe Koln të Gjermanisë.