Të gjitha ekipet e Komunës së Prishtinës, kanë dalë në terren pas vërshimeve që ndodhën në Prishtinë rreth një orë më parë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes profilit të tij zyrtar në “Facebook” ka njoftuar se situatë emergjente është shpallur në shkollën “Ismajl Qemajli”.
“Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli”, shkroi Ahmeti në Facebook”, ka shkruar Ahmeti.
Pak orë më parë Prishtina u kaplua nga vërshime të mëdha të cilat shkaktuan edhe probleme në komunikacion.
Kryetari Ahmeti ka sugjeroi që për për çdo emergjencë qytetarët të kontaktojnë në numrat 080012233 dhe 080012244.