Temperaturat e larta të ditëve të fundit që arritën deri 40 gradë celsius, u lanë vend stuhive të shiut që përmbytën Nju-Jorkun.
Në pak orë, rrugët u pushtuan nga një nivel uji afro 40 centimetra, duke shkaktuar në disa prej tyre vështirësi për automjete.
Në disa raste qytetarët i zhbllokuan vetë kanalizimet.
Uji, siç tranmesto tvklan.al, përfshiu edhe rrjetin e metrosë, duke përmbytur disa stacione, e duke nxjerrë në pah problemet me sistemin e izolimit.
Madje, uji hyri deri brenda në vagonë.
Stuhia dëmtoi disa linja elektrike, duke lënë pa energji 50 mijë abonentë, një shifër e përafërt me Blackoutin e 13 korrikut, ndër më të mëdhenjtë e dekadave të fundit.