Felix Frei, CEO dhe zyrtari për shtyp i Hallenstadion të Cyrihut i tha agjencisë së lajmeve SDA të martën se ai nuk kishte asnjë informacion mbi një anulim të mundshëm të koncertit “Dangerous Woman Tour”. “Ne jemi të fundit në zinxhirë për të ditur nëse do të zhvillohet koncerti i Ariana Grande”.
Nëse Grande vazhdon turneun e saj, koncerti i radhës do të mbahet më 5 qershor në Cyrih.
Në sulmin vetëvrasës në Mançester, në fund të koncertit të Ariana Grande, 22 vetë u vranë, duke përfshirë disa fëmijë dhe adoleshentë.