Vetëm disa ditë përpara fillimit të KB në Rusi, Irani po vuan jo vetëm nga izolimi i kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump, por edhe nga gjetja e kundërshtarëve për të organizuar ndeshje miqësore në futboll.
Kjo ka shqetësuar së tepërmi trajnerin portugez të persëve, Carlos Queiroz, të cilit faza përgatitore i shkon si çdo gjë tjetër përveç optimale.
“Kritikuesit flasin shumë, por edhe ata e dinë, që askush nuk dëshiron të luajë me ne,” tha ai pas refuzimit të kombëtares greke që të përballet me Iranin në Stamboll. Përveç kësaj edhe loja kundër Kosovës nuk ishte e mundur – pasi edhe kosovarët nuk deshin të përzihen me Iranin, shkruan heute.at.
Federata e Iranit tani ka dërguar një ankesë pranë FIFA dhe ka ndërprerë gjithë marrëdhëniet me Federatën Greke të Futbollit.