Çmimi i naftës Brent është rritur për 1.52 për qind, duke u mbyllur në 62.67 dollarë për fuçi. Ky çmim shënoi rritje edhe të martën në mëngjes, duke arritur në 62.84 dollarë për fuqi.
Princi Abdulaziz bin Salman të dielën u emërua ministër i ri i Energjisë në Arabinë Saudite, duke zëvendësuar ish-ministrin Khalid al-Falih, i cili kryesoi me marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit mes vendeve të OPEC-ut dhe atyre jashtë OPEC-ut.
Abdulaziz është djali i mbretit të Arabisë Saudite dhe gjysmëvëllai i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.
Abdulaziz u zotua se nuk do të ketë “ndryshime radikale” në marrëveshjen e OPEC-ut për të shkurtuar prodhimin.
Duke folur gjatë Kongresit Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, ministri i ri tha se marrëveshja e prodhimit e grupit të quajtur OPEC+ ka tendencë që të “qëndrojë për një kohë të gjatë”.
Vendet prodhuese të naftës OPEC+, ku bën pjesë edhe Rusia, në fillim të korrikut u pajtuan që të ulin sasinë e prodhimit të përgjithshëm për 1.2 milionë fuqi në ditë deri në fund të marsit të vitit 2020, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.