Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës në Prishtinë, do të udhëtojë drejt Tiranës, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e KE-së pritet që të mbërrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 14:30. Më pas, në orën 15:45 do të zhvillohet një takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri. Sipas asaj që parashikohet në agjendë, në orën 16:30 do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ursula von der Leyen. Agjenda e plotë: Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në Tiranë, më 27 tetor 2022, 14.30
– Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”15.45
– Takim bilateral mes dy delegacioneve në kryeministri16.30
– Konferencë për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian në sallën COD, kryeministri.