Skip to content

Fribourg: Pas pesë vjetëve i gjen unazat e humbura

Një çift nga Gjeneva po festojnë për gjetjen e unazës së martesës që kishin humbur.  Pesë vjet më parë, Veronique po mbledhte lule në një kopsht në Fribourg. Kur u kthye, ajo kuptoi se dy unazat e saj kishin humbur.   Çifti është martuar për më shumë se 20 vjet, përcjell albinfo.ch.  Burri i saj 50-vjeçar Michel […]

Një çift nga Gjeneva po festojnë për gjetjen e unazës së martesës që kishin humbur. 

Pesë vjet më parë, Veronique po mbledhte lule në një kopsht në Fribourg. Kur u kthye, ajo kuptoi se dy unazat e saj kishin humbur.  

Çifti është martuar për më shumë se 20 vjet, përcjell albinfo.ch. 

Burri i saj 50-vjeçar Michel vendosi dy javë më parë të bëjë një përpjekje të fundit për të gjetur unazat dhe bleu një detektor metali.  

Pas disa ditëve të ‘gjuetisë së thesarit’, ai gjeti unazat në një vresht. 

Çifti tani po feston gjetjen e unazave.