Zvicra ka pasur një pranverë të ftohtë, temperatura të ulëta në maj por moti i kësaj fundjave është vendosur që më në fund të fillojë verën.
Temperaturat parashikohen të rriten në 30 gradë në disa zona rreth Valais, Bazel dhe Rhone, në shumicën e Zvicrës temperaturat do të jenë mes 25 dhe 28 gradë, sipas ekspertëve të agjencive të motit në MeteoNe2s dhe SRF Meteo, përcjell albinfo.ch.
Një pasqyrë gjashtë-ditore e motit të Zvicrës tregon se e mërkura do të mbetet e mbuluar me vranësira në pjesën më të madhe të Zvicrës, dhe se Zvicra Jugore do jetë rajoni i parë që ngadalë do të filloj të ngrohtet.
