Pas më shumë se 8 orë debatesh, tensione e përplasjesh mes deputetëve opozitarë dhe atyre të pozitës, por edhe kabinetit qeveritar, Kuvendit i është rikthyer normaliteti.
PDK ka hequr panot, të cilat i shpalosi gjatë ditës, derisa fajtor kryesor për situatën e krijuar e bëri Qeverinë dhe anëtarët e saj.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar sallën e Kuvendit me arsyetimin se temat të cilat që janë në rend dite në këtë seancë janë tepër të ndjeshme.
Ndërsa Kuvendi ka vazhduar me seancën e jashtëzakonshme, ku është paraparë shqyrtimi i disa pikave.
Shkas i kësaj përplasje u bënë incizimet e publikuara për disa ditë me radhë, kur shefja e grupit parlamentar të VV -së, Mimoza Kusari, dëgjohet duke folur me zyrtarin e lartë të Listës serbe, Sllavko Simiq, e ku mes tjerash pranon se ka biseduar edhe me njeriun e kërkuar për krime, Milan Radojçiq.