Skip to content

Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë

Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi u bë i ditur nga një postim i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook. Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në Paris. Postimi i plotë: Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Francë! Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Francë, ju […]

Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në Paris.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Francë!

Të dashur bashkatdhetarë, ju që jetoni në Francë, ju informojmë se me datë 17 tetor 2024, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri Albin Kurti, do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarë në Paris.

Adresa dhe ora: 1-5 Avenue de Rigny 94360 BRY SUR MANE, PARIS, ORA 19:00.

Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë takim.