Është suspenduar nga puna drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj.
Vendimin e ka marrë drejtori i SHSKUK-së, i cili në vend të tij ka emëruar ushtruesin e detyrës të drejtorit Sabit Mehmetin.
Ish-drejtori i Urologjisë, Rexhep Kasumaj, të premten e javës së kaluar ishte arrestuar nga policia me dyshimin se i kishte kërkuar para një pacienti për t’i kryer shërbime mjekësore.
Policia pati njoftuar se atij i ishin konfiskuar paratë e marra dhe pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.