Është shkruar edhe më parë për këtë rast, por sa e fuqishme është ndjenja për atdheun, e cila nuk e linte rehat dhe vazhdimisht e tundoste të kthehej këtë mërgimtar, ia vlen të paqyrohet si rast që do të dëshironim të mos mbetej i vetëm.
Pothuajse një jetë të tërë Ibrahim Islami nga fshati Dumnicë e kaloi në mërgim.
Por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e kishte marrë këtë rrugë për të mos u kthyer një kohë të gjatë.
Ndërkohë, së fundmi ai la gjithçka në Gjermani për t’u kthyer në vendlindje.
Një vendim ky jo i lehtë, por thotë se malli për atdhe dhe dëshira për ta parë vendin e tij duke përparuar e bindën atë për t’u kthyer dhe për jetuar tani në Kosovë.