Pas 18 muajsh izolim, për herë të parë Australia lehtëson masat kufizuese për udhëtimet ndërkombëtare.
Qytetarët e vaksinuar fituan lirinë të udhëtojnë dhe të ribashkohen me familjarët e tyre. Shumë persona madje u përlotën në aeroportin e Sidneit.
Për gati dy vjet, Australia mbylli udhëtimet ndërkombëtare, duke ndaluar turistët e huaj, por edhe shtetasit e saj që vinin nga jashtë vendit.
Numri global i vdekjeve nga COVID-19 ka tejkaluar pesë milionë këtë të hënë. Vetëm SHBA ka regjistruar mbi 740.000 jetë të humbura, më shumë se çdo komb tjetër.