Partia konservatore Fidesz ka arritut të grumbullojë 48.5 përqind të votave duke siguruar 134 ulëse në parlamentin me 199 vende.
Nacionalistët e Gabor Jobbikut fituan 20 për qind të votave, përkatësisht 27 vende, ndërsa socialistët, 11.9 për qind.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë se sa pritej dhe shumë prej kritikëve të Orbanit shpresuan se kjo do të shkonte në favor të partive opozitare. Fitorja e së dielës i siguron Orbanit mandatin e tretë me radhë si kryeministër dhe të katërtin në tërësi që prej vitit 1998. Përpara katër vitesh partia e tij fitoi 43 përqind të votave.
Ai bëri fushatë me platformën kundër migrantëve dhe duke akuzuar Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara se duan ta bëjnë Hungarinë “vend të migrantëve”.
Kjo është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë” thanë nga partia fituese e zgjedhjeve Fidesz.