Përmes këtij aksioni, ata kanë njoftuar që po e shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Kosovë dhe reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj kësaj vizite.
Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhevdet Maloku, tha se guximi i Vuçiqit për të folur rreth Ujmanit dhe Trepçës është pasojë e politikës në vend.
Maloku tha se ata e dënojnë ashpër fjalorin e Vuçiqit dhe tregoi se këto pelena u dedikohen liderëve politikë, që sipas tij, janë treguar të frikësuar ndaj kësaj vizite.
Ndërsa, anëtari tjetër i kësaj partie, Avni Çakmaku, ka thënë se vizita e Vuçiqit ka treguar se kush e ka pushtetin në veri të Kosovës.
Drejtuesit e partisë Fjala thanë se kanë qenë kategorikisht kundër vizitës së Vuçiqit në Kosovë, por jo edhe kundër vazhdimit të bisedimeve.