Ligjvënësit britanikë, për herë të dytë kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in, të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian, duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.
Kundër marrëveshjes votuan 391 deputetë, ndërkaq pro ishin 242, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se qeveria e saj të mërkurën do të dërgojë një mocion në Parlament, në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars pa një marrëveshje.
Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.