Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila në fjalën e hapjes, ka thënë se beson se ky forum do të shërbejë për tejkalimin e sfidave tregtare në mes vendeve të Evropës Qendrore. Ky sesion do të paraqet një mundësi të mirë për vlerësimin e përparimit të deritashëm dhe ndikimit në ekonomi.
Objektivat kryesore janë eliminimi i barrierave tregtare, nxitja e investimeve dhe mbi të gjitha lehtësimi i tregtisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ka shtuar Kusari-Lila.
Qëllimi i këtij sesioni, po ashtu, është negocimi i liberalizimit të tregtisë në mes të anëtarëve të CEFTA-s.