Gazetari italian, Livio Varriale ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se ‘Hysaj është shitur te Paris Saint Germain’, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë, përcjell albinfo.ch.
Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale, ndërsa statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane.
Hysaj është duke u kërkuar nga Arsenali, Manchester United dhe Chelsea në Angli, si dhe Bayern Munich në Gjermani.
Hysaj mund të largohet nëse nga Napoli largohet edhe trajneri Maurizio Sarri. Klauzola e largimit është 50 milionë euro.