Arlind Ajeti po dëshmohet se është i pazëvendësueshëm në Frosinone. Ai ishte titullar edhe në takimin ndaj Interit, që skuadra e tij e humbi në shtëpi me rezultat 1:0, përcjell albinfo.ch.
Ajeti u ndëshkua me karton të verdhë në këtë përballje, por zhvilloi një takim mjaft të mirë përballë sulmit zikaltër, shkruan albinfo.
Skuadra e Ajetit po lufton për mbijetesë dhe deri në fund të kampionatit e pret një luftë shumë e ashpër.