21 muaj pasi kishte bërë një plaçkitje në një kioskë në Derndingen të Solothurnit, një zviceran 25 vjeçar është paraqitur vullnetarisht në polici për të pranuar veprën. I riu me brejtje të ndërgjegjes tashmë është denoncuar në prokurori.
Në mars të vitit 2010, i maskuar, ai kishte sulmuar kioskën në mbikalimin e hekurudhës, dhe, duke i drejtuar armën, i kishte kërkuar shitëses para. Por, ai kishte ikur pa pasur mundësi të merrte paratë e kërkuara.
Lidhur me paraqitjen e hajnit të pafat në polici, një zëdhënëse ka thënë për mediet zvicerane se “brejtja e ndërgjegjes e kishte shtyrë atë të denonconte veten”.