Të mërkurën, policia kufitare në aeroportin e Memmingenit ka kthyer mbrapsht tre persona nga Kosova. Ata ishin shtirur si turistë, por ishte konstatuar se donin të punonin në Gjermani.
Gjatë kontrollit të hyrjes në aeroportin Allgäu, oficerët e policisë kufitare kanë takuar tre burra të moshës 24, 42 dhe 46 vjeç, të cilët dëshironin të hynin në Gjermani nga Kosova, në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, transmeton albinfo.ch. Por, asnjëri prej tyre nuk i përmbushte kriteret e hyrjes.
Zyrtarët gjejnë rroba pune te turistët e supozuar
Kur u morën në pyetje nga zyrtarët, ata pretenduan se po vinin në Gjermani si turistë – dhe për këtë arsye nuk u nevojitej leja. Policia kufitare gjatë një kontrolli më të afërt ka gjetur rroba pune te ta, siç njofton policia, shkruan all-in.de. Gjithashtu rezultoi se tre kosovarët në fakt donin të hynin në Gjermani për të punuar ilegalisht.
Nga aeroporti Allgäu, në Kosovë
Sipas raportit të policisë, të tre nuk ishin në gjendje të tregonin as leje imigrimi dhe as punësimi, përcjell albinfo.ch. Ata gjithashtu kishin pak para me vete dhe u mungonte sigurimi shëndetësor i vlefshëm, kështu që zyrtarët ua refuzuan hyrjen dhe ata u detyruan të ktheheshin në vendin e tyre me shpenzimet e tyre.