Të paktën 90 persona kanë humbur jetën në rrugët e Austrisë në korrik dhe gusht të këtij viti si pasojë e aksidenteve.
Kjo shifër rezulton me 12 persona më shumë sesa në të njëjtën kornizë kohore të vitit 2018.
Numri i aksidenteve fatale në trafik u rrit që nga fillimi i 2019, ku kanë humbur jetën 288 persona, transmeton ASTH.
Klubi Austriak i Trafikut (VCOE) kërkoi më shumë masa kundër shkaqeve kryesore të aksidenteve, shpejtësisë dhe shpërqendrimit, përcjell albinfo.ch.
Të paktën 26 persona humbën jetën vetëm në provincën e Austrisë së Poshtme në muajt e verës.
VCOE ka kërkuar që përdorimi i telefonit gjatë ngarjes së mjetit të regjistrohet si një krim, ashtu si në shumë vende të tjera të Evropës.
Përveç kësaj, ajo dëshiron të ulte kufijtë e shpejtësisë përveç rasteve nëse situata dhe moti lejojnë ngarje më të shpejtë.