Vitia në një konferencë për media ka thënë se është e pashmangshme një valë e re e pandemisë në Kosovë.
“Një vale e re e pandemisë në fund të gushtit, shtatorit, apo tetorit është e pashmangshme, mund ta ngadalësojmë por është e pashmangshme. Vaksinat janë të sigurta, ju lutëm ta shfrytëzojmë rastin që vjeshta të na gjejë më të qetë”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
I pari i shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që sa më shpejtë të caktojnë termin për vaksinim, pasi siç u shpreh ai, përhapja e variantit Delta mund të jetë e rrezikshme.
“Përhapja e variantit Delta është aq e frikshme sa të gjitha masat konvencionale që janë përdorur deri tani kanë treguar se përkundër që mund të e ngadalësojmë ritimin e përhapjes nuk mund ta ndalim atë, kjo është arsyeja pse tash e sa javë bëjmë apel që vetëm vaksina është alternativë”, theksoi Vitia.