Mijëra njerëz shumë të entuziazmuar, fëmijë e të rritur ishin rreshtuar në bulevardin kryesor të Madridit për të parë paradën teatrore me shumë ngjyra, me kafshë e përformues e që ndryshe njihet edhe si Parada e Tre Mbretërve.
Ata që morën pjesë në paradën vjetore në Madrid hodhën sheqerka ndaj turmës derisa familjet argëtoheshin pavarësisht shiut që kishte mbuluar kryeqytetin spanjoll.
Parada e Tre Mbretërve mbahet me qëllim që të kremtohet pagëzimi, e që shënon ditën kur tre burra të mençur kishin arritur në Betlehem për t’i prezantuar Jezusit dhurata e ari.
Në Spanjë, Dita e Tre Mbretërve konsiderohet nga shumë njerëz si pjesë tepër e rëndësishme e Krishtlindjes dhe shumë fëmijë spanjollë presin deri më 6 janar për t’i hapur dhuratat e tyre.