Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
Sipas ministres së Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale.
Jankullovska tha se MPB-ja ka kërkuar nga Prokuroria Publike që ndaj 7 personave të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare të shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ajo gjithashtu njoftoi ndalimin edhe të disa personave tjerë, përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë.
Sulmi ndodhi në një autobus urban derisa nxënësit shqiptarë po ktheheshin nga shkolla.
Pesë nga nxënësit e sulmuar u mbajtën për disa ditë në spital për shkak të plagëve serioze.